August 3, 2024

Çfarë gote të ngriti – Agim Desku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ÇFARË GOTË TË NGRITI

Sot s’di çfarë gote të ngriti
Mendova një gotë verë për Çamëri
Një për Preshevë e Malësì
Për Mitrovicën e harruar do të dehëm

Në gotën time s’ka verë as raki
E kanë mbushur dhembje e mërzi
Bota s’çanë kokën nëse unë kam plagë
Çmendem a festoj për të është njëjtë

Gotës i paskan hedhur veç pak plagë
T’i dyfishoj plagët që s’kanë shërim
Si ta ngriti këtë gotë t’thyer copë e grimë
Seç i ngjanë atdheut jeta e poetit të lire

I kërkova gotës të mos mbushët çmendi
Edhe pse nuk do të jetohet pa këtë “liri”
T’i kisha grushtat e Migjenit e fuqinë e Prometheut
Valë deti t’i bëja dhembjet tua atdheut

Më duhet të qëndroj e të bëhem Promethe
Ikja s’më ngjanë në burrëninë time
Veç dashnia që mbajnë shqipet në gji
Më mbushin gotën e më falin liri.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com