August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ËNDËRRA IME……

Orë pas ore, ditë pas dite,
Një ëndër që pata
mbetet raskapitëse.
E desha sa s’thuhet,
mjerisht më braktisi….
Unë, shqiptar i lindur,
Europian të isha…..

Tejet u sfidova,
renda ndër humnera,
U treta, mërgova,
ndër dhera të tjera,
Vrapova, u rrëzova,
u ngrita, djersita,
Por për ty moj ëndërr,
prap i huaj isha….

Kush lindi tutorët,
kush gradoi marshallët,
Kush polli fantazmat
t’groposin të gjallët,
Kush e ndali kohën,
kush mbolli kaos,
Kush e ka atë tagër
me kombin të lozë…..

Të mjerë e shoh ëndërrën
në kthetrat e dhimbjes,
Në terr të mosnjohjes,
në ferr të mosbindjes,
Me dhëmbë të kafshuar,
Të shqyer ndër thonj,
Nga dhëmbëskërmiturit,
Çakenj e langonj…………

Sërish e shoh grushtin
të ngritur mbi vetull,
Etur për lavdi,
pasuri për vete,
Po një dorë në zemër,
për ty, a mund të ketë,
Atdhe, pse fatkeqe,
serviret shpesh kjo jetë….?!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com