Hije dhe dritë – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Hije dhe dritë
Përnjëmend kam me u zënë me ty
sepse dora mbeti pezull
në pritje të ngrohtësisë
të prekjes tënde.
Vështrim pikëlluara pritje
rrethuar pikëpyetjesh kohe
mes nuancave hije,dritë
në pëlhurën e kaltër qiellore
pikturuar dyndje resh
reflekse të errëta, në zbardhje.
Sa më pëlqejnë ngjyrat e ndezura!
le të jenë jashtë kohe
unë jetoj me to kohën time
si në një tezgjah
në thurje të kujdesshme
në tendosje nervash
E c’ thur për të vazhduar
tej më tej.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com