August 7, 2024

Mos mërzit një fëmijë – Natasha Ilia

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mos mërzit një fëmijë

Mos mërzit një fëmijë
Në do jesh baba i mirë
Fali kujdes dashuri
Këto pret nga nëna e nga ti….
…..
Mos u sill keq ti nënë
Asnjëherë mos e braktis
Vjen një ditë sdo ju kërkojë
Do doje tjetërën që e rit.

Për nënë njeh do një tjetër,
Po ai është gjaku yt,
Lëndohet mëson sekret,
Me urrejtje shpirtin mbyt…

Do i plagoset zemra rëndë
Në mësoftë që e ke shit
Do të thotë pika të rëntë
S”është nënë ka qenë shtrigë…

Nuk besoj të të falë
Ty baba që pi raki
Të sheh që je i marrë..
Dhe çdo ditë bën zallahi….

Një fëmijë po s’u rit
Mes buzëqeshjes dashuri
Do jetë pasqyrë e prindrit
Në shpirt do ketë mërzi…

Nesër sdi se çdo të bëhet
Po u rit me sher me grindje
Do të bëhet një gangster
Këtë e them me bindje..

Si lule është fëmija
Që e do e përkëdhel
Vlen shumë harmonia
Si bisk i bukur do çel…

Dashuri nga ai do marësh
SIllu ëmbël të ndihet mirë
Po nuk mundesh tia japësh
Më mirë mos u bëj prindë……

Natasha Ilia 4/9/2018..Ora:0:00 Greece

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com