August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një çast
Ne mpirje truri
këputet ëndërra?
ne mpirje trupi
ç’akordohet zemra?
mblidhu mëndje!
në një furtunë
si mbledhja e rërës
nëpër dunë.
A gëzon një trup
në një shpirt të vrarë?
në përpëlitje plage
plagosur, gjakosur
a mund të vraposh?
për të shpëtuar,çfarë?
atë që s’duket.
Në tejnderë,
në marrosje, çasti
foli me vehten
për të qenë vetvetja
se rrënjëpemët
thellë në tokë
kërkojnë të pijnë nga retë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com