Të kam pritur… – Isuf S Hoxha
Të kam pritur…
Afërditë pse mbrëmë mu rishfaqe
Këto faqekuqe kurrë s’i kam harruar
Bënë dritë e buzëqeshur si dikur moti
Lozonjare e bukur Hyjneshë e praruar.
Ma thuaj kush të dërgoi, ke mision
T’i zgjosh nga gjumi ëndrrat e fjetura
Trupi yt i derdhur zemrën peshë ma qon
Ngjalle kujtimet nga malli tani të djegura.
Sillesh rreth meje ,këndon si gjel deti
S’të vije keq më përtërive plagën
Un pulë e nduktë flas vet me veti
Zemra digjet me ç’far ta shuaj flakën.
Mos mia luaj Ti gocë kokës mafesin
Nga zjarrmia s’di a pres mëngjesin
Pse afrohesh aq afër ma prek dorën
Adrenalina rritet shkrin edhe borën .
Pse del në oborr afrohesh tek dera
Shikimi yt më deh më shumë se vera
Pse ngarend të ma puthesh ballin
Ke harruar,ike s’ma kuptove hallin.
Mos ma shpleks gërshetin para syve
Bëhem dragua ia marr dritën yjeve
Mos ma puth buzën shpërthej vullkan
Nuk është kjo lojë a ke pyet babë e nan.
Fol pse vonon si rapsodi sharkinë akordon
Pritja e gjatë termet në zemër me shkakton
Po-ja të është lidhur nyje si çitjaneve ushkuri
S’të vije gjynah zemrën se kam unë prej guri.
Pse belbëzon si pllakë e grithur gramafoni
Je skuq si rreze e purpurt para perëndimi
Të është renduar buza si kalliri kur piqet
Pa thuaje… pse më lë trupin të më digjet.
Frikës flakja këmishën e gjarprit ta than dielli
Dashurinë e ka bekua me kaltërsi dhe vet qielli
Të shpërthej erupsion të derdhet si llavë guximi
Nga ëndrrat të shtegtoj të ik përherë trishtimi.
The Po..lumturinë me buzë do e ndaj në thërrime
Do i ngjyej puthjet në ç’do sekondë të jetës sime .