Fiku i bardhë dhe fiku i zi! – Sotir Thano
F I K U I B A R D H Ë
D H E F I K U I Z I !
Ku po shkon kështu moj mike
Përmbi kalë, ulur mbi shilte.
Me dy shporta plotë me fiqë
Përr të gostiturë shukë e miq!
Fiqë të bardhë e fiqë të zinjë
Një për mua dhe një për ty!
Më je pjekur si fiku i lashtë,
Shumë shpejtë, ti moj vash!
Shumë e ëmbël, por e pa vjelur,
Të tërë djemurinë, e ke velur!
Presin, të biesh si fik i pjekur.
Shpreson kot, një i rrjedhur.
Me ato faqe porsi bukëfiqe
Ndalu pak se desh më vdiqe,
Ndalu pak e mos ikë revan,
Se me ty do të gjejmë belanë,
Ti fik i bardhë e unë si fik i zi,
Zjarrë i madhë na djeg në gji!
Ndalu pak, se jam sëmurë!
Të të puthë fortë në sy e buzë.
Të dy buzët, porsi pala fiku,
Mi falë mua! Mos i’a fal ashikut.
Si duron e s’më plas kjo zemër,
Sëmundje sevdaje, ka për emër.
Përmbi kuaj e përmbi mushkë,
Një karvan i gjatë me krushq,
Kalojnë nëpër pyllin me dushk
Me bajrak, gërnet dhe pushkë,
Muarën të bukurën me mblesëri,
Plasi fiku i bardhë edhe fiku i zi!