Më prit i dashur – Lek Gjonaj
MË PRIT I DASHUR…
Më prit i dashur, tek deti,
në mbrëmje,
Kur ujrat të përflaken,
dielli tej të humbë,
S’dua ti humbas, shijen,
një ënërre,
Si një gur i tretur
në ujrat e pafund….
Më mori në krahë
kjo mbrëmje e bukur,
Tek valët që përplasen
e thyhen në breg,
Ta zë me dorë një
yll të shkëputur,
Të ja dhuroj shpirtit
dhe nëse më djeg,
Një ndjenjë e vrullshme
si mund të ndalet,
Çast i shumpritur, i dëshirum,
Gjokse që hidhen
e ngrihen si valët,
Lotë që rrëshqasin
e treten mbi shkumë….
Buzët e zhuritura
butësisht ledhatohen,
Pranë valëve të bregut
që derdhen tërë zhurmë,
Në kupëz të qiellit
yjet xhelozohen,
Se cili mbi ne,
të llamburisë më shumë….
U shfaq bujare
kjo mbrëmje, sonte,
Ai që unë e dua,
po më mban në gji,
Konkuron dhe hëna
me mua, bjonden,
Cila ngjyrë argjendi
bie më në sy……..