August 10, 2024

Bulqiza thesar i pashtershëm – Donika Gjura

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Bulqiza thesar i pashtershëm


Rëzë malit rënkim, qyteza ime
e varfër…
Bulqiza thesar i pashteruar i
vendit tim…
por, dhe halle madhe e zemër
copëtuar…
Në dimërat e acart shtati të
dridhet e ngrin…
Vagonistë, minatorë, zjarrmëtarë
e numërues
Në kollonat e gjata ngjiten
shpatit malit…
një kollonë që s’ka fundë
kokën zhyt në pus…
Me një pêrshëndetje kur hyjnë
e me lutjen në zot…
Njeri tjetrit tuj i thënë: Të
ruajt zoti, dalsh shëndosh..
Me kokën lart nga qielli, o zot
nga vdekja na shpëto…
Galeria larg, ecin shumë në
këmbë mbi shpat
e disa kilometra futen në
thellësi te “malit të zi”
Në një pus të thellë, pusi
i “vdekjes” ku jeta s”ka
“garanci”…..
Pêr minatorët paga sa pêr
bukë dhe pse nxjerrin flori….
nga thellë ku fryma tê merret e
nuk shohin dritë…
Ku mungon oksigjeni e thithin
gaz metan e karbonik….
Atje ku djemve te nênave
fytyra u verdhet,
e pluhurat e nëntokës një
Kancer në mushkëri….
Secili për kafshatën e gojës e
shpërblimi vdekja…
Çdo ditë po luftojn…për
mbijetesë me virusin “galeri”
E në vdesin nuk dalin fytyrë
bardhë, por fytyrë nxirë…
Oh! ǔparadoks!
Fytyrë bardhët dalin fytyrë
nxire…
e shfrytezuesit shpirt katran
fytyre bardhë….
Shpërfytyrim, nuk e njeh prindi
djalin…
fëmija nuk e njohin më babain
e tij…..
Kur dalin prej galerisë së
tymënajave…..
E kështu pa mbarim kollona
Minatorë vajtje e kthim…
Kur njerzit bëhen gati te bien
me fjetë….
Një kollonë ngjitet e një tjeter
zbret….
Me një kollë mushkërish nga
helmi i dinamitit
E gjithë blozë…..sikur punojn
në oxhak….
Uji qe rjedh u lag robat e
shtatit….
Shpërthen revolta e tyre veç
për pagë më t”mire…..
E asnjeherë per vdekjen që u
kanoset….
se vdekja për ta asgjë para
vuajtjes….
në galerinë e zezë të shpirt
katranëve….
që mbartin mbi shpinë
vdekjen njerëzore….
Dhe në dalin në protestë!
Kush është nismëtari…
Nga puna në rrugë e…
flakin…kërcënim edhe me
jetë….
Zjarrmëtarit e minatorit…që
vdekjen e ka në
martel…!
Kërcënim atij qê derdh
djersën….e djersa shkon tek
horri !….
Në pastë zot! O zot ngrijua
buzeqeshjen shfrytëzuesve
horra !…
Me Respekte Donika Gjura!
Bulqizë Dt 16/07/2020!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com