Fisnike më je – Lek Gjonaj
FISNIKE MË JE…..
Të jam përgjëruar ty bilbil i këngës,
Më huazo flatrat vetëm për një çast,
Sa të kaptoj krojet mbi kreshtën e ëndrrës,
Ku shpirtrat binjakë shuajn etjen bashkë…..
Kujt sharm i hodhe e si shërove dhimbjen,
Butësisht miklove e ndeze në ashtë,
Përqafo moj ndjenjë vatrën ku ti linde,
Atë strehëz të shenjtë,të ngrohtê të fukarasë..
Fisnike më je,trishtimet mi tret,
Ai shikim kristal, sa më hymnizon,
Më dhuron shije ,fjala kur më flet,
Dashuria ime që kurrë s’perëndon…..
Në qiellin e lindjes kur muzgjet treten,
I ngrohtë, i purpurtë,më josh një vezullim,
Është frymë e pasosur e dashurisë së vjetër,
Aty përjetsisht, buzëqesh ylli im……..