August 4, 2024

Ju mallkoftë Zoti ju o vrasëtarë – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JU MALLKOFTË ZOTI JU O VRASËTARË

Bota përjeton një stres të paparë
Nga virus i tmerrshëm me emrin KOVID
Mallkuar qofshi ju o vrasëtarë
Nga kjo botë largimin përjetofshi çdo ditë

Ju që në botë krijuat këtë stres
Ju që kujtuat se më shumë do fitoni
U shofshi dhe prapa mos lënshi asnjë brez
Vet ju ju shtrydhtë zoti si limoni

Çfaj ju patën njerëzit e thjeshtë në ktë botë
A nuk ju mjaftoj që i keni shfrytëzuar
Kta njerëz të thjeshtë i ndihmo o ZOT
Dhe virusin ktheje tek ata që e kanë lëshuar

Të mallkuar qofshi të gjithë ju gjakatar
Ju o helmues të jetës njerëzore
Ju që tani quheni vetëm vrasëtar
Mbi vetë ju rënshin ndodhitë më mizore

U shofshi që të gjithë me farë e me fis
Ju që kaq shumë dhimbje shkaktuat njerëzimit
Mbi varrin tuaj mbiftë vetëm një lis
Mbi ju rënshin gjithë lotët e mallkimit
AMIN
,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,, 07 SHTATOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com