August 4, 2024

Lotet e trendafilit… – Pavlina Bardho

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lotet e trendafilit……

Lotet e trendafilit kishin rrjedhur mbreme ne perendim,
I pashe sot , kur heret u zgjova ne agim,
Se dhe trendafilit rrjedh lote,
Se çka ne zemer, me lote e thote.

Me lot e thote seç mban kjo bote,
Sa dhimbje ka,tek njerezit dhe gjithesia,
Sa njerez ka kapluar makuteria dhe ligesia,
Sa njerez ne planet, vuajnë nga uria.

Lotet e trendafilit kane shpirt e flasin,
Rrjedhin e rrjedhin si ujevare,
Shohin punen e vet,e ste ngasin,
Me dhimbje rrjedhin, dimer behare.

Nje gote me lote trendafili e piva,
Dhe u bera tjeter njeri,
Shume me mire u ndjeva,
Dhe largova prej shpirtit,dhimbje e ligesi.

Me lote trendafili sperkata shpirtin tim,
Tek lotet e trendafilit gjeta ngushellim,
Se per ju bijte e mi ,me mer malli,
Por njeriu qenka me i fortë se stralli.

PAVLINA BARDHO. 20 Nendor.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com