August 10, 2024

O Zot merja “çelësin” stresit – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

O ZOT MERJA “ÇELËSIN” STRESIT

Hapur derën stresi
Gjithë jetën na e la
Nuk po gjendet çelësi
Që ti bëjmë derma

Pasi ai derën hap
Çelësin e mban fshehur
Askush s’mund ta kapë
Thonë është shumë i dehur

Ai nuk pyet fare
Pse vuan njerëzia
I bën ashiqare
Gjithë qejfet e tija

Me njerëzit qëndron
Me to ditë e natë
I luten por si dëgjon
Dhe nuk i lë rehat

Eh njerëzit e shkretë
Dhe kur bien gjumë
Çelësin se kanë vetë
Ndaj stresi vazhdon punë

Eh sa shumë sforcohen
Ta frenojnë stresin
Por më kot mundohen
Ai e ka vetë çelësin

Veç ZOTI na e jep
Çelësin për përherë
Atëhere ne vetë
Mund tja mbyllim derë

Ndaj o ZOT të lutemi
Merja çelësin “STRESIT”
Në krevat të futemi
Pa lejen e të pabesit
AMIN
,,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,09 SHTATOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com