Preferova sot vetminë… – Lek Gjonaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PREFEROVA SOT VETMINË…
SI të rrish drejt, si i përkulur,
Miq, më thoni nëse ka,
Ndonjë rrënjë që e mban ngulur,
“Muhabetin tallava”….
Ju më thoni në u gabofsha,
U rastisi të keni parë,
Ndonjë qen që s’lëpin kocka,
A ndonjë ujk që dele s’ha…..
Preferova sot vetminë,
Më sëmboi një fjalë e vjetër,
Nganjëherë zgjidh arratinë,
“Rri me qen, ngrysesh me pleshta”…
Përjetoj ca çaste fine….
Trazoj kafen me ca rrjeshta,
Rrofshi “dritare online”,
Dëng poetë e poetesha….
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com