Rrushi, vera dhe rakia! – Sotir Thano
RRUSHI, VERA DHE RAKIA!
E mblodhëm rrushin,
E hodhëm në kazanë.
Sa të bëhet mushti,
Të gjejmë ne sevdan.
Një nga një, kofinët
I zbrazëm ato me rradhë,
Na ndihmuan fqinjët,
Dhe ca miq, bashkë.
Ndjehet aroma e rrushit,
Bletët vijnë përqark,
Në këtë fund të gushtit
E këtë shtator vjeshtak.
Dy vajza, me këmbë,
E shtypin ato rrushin.
Nën buzë ato një këngë
Me refren e mbushin.
Njëra është bjondinë,
Dhe tjetra, krejt brune.
Të shlodhin me bukurinë
Dhe lodhja e çdo pune.
Një shishe verë të kuqe
Dhe një tjetër të bardhë,
Te perënditë, pa ngutje
Unë vajta si dollibash.
Dolli ngrita për Zeusin,
Me verë krejt të bardhë.
Pastaj dhe për Jesusin,
Me verën e kuqe, gjak.
Kanë pirë verë perënditë,
Nga çdo llojë qilari.
Shuanin etjen e mërzinë
Nuk bënin ata, qibarin.
Oh! Ç’janë këto dy vajza,
Porsi dy perëndesha.
Me gushët krejt të bardha
Dhe vështrime shigjetash.
Raca e tyre u ka dhënë
Shumë bukuri dhe hire.
Është për t’u mburur e thënë,
Që janë nga racë ilire.
Ato janë vajza nga fshati,
Dhe kanë nga ne zilinë
Qytetarkat u’a kanë inatin,
Por uthullë le të pijnë.
Do të bëhet edhe mushti,
Për njëzatë e ca ditë,
Do nxjerrim raki rrushi,
Të zier avash, pikë… pikë.
Me rreth njëzetë gradë
Rakia e fortë do të jetë.
Do t’a provojnë dhe gratë,
Burrat do të pijnë për qejf.
Kur pi rakinë me shokë,
Gjithmon duhet ca kujdes.
Ajo të trullos në kokë,
Dhe të merrë mëndjen krejt.
Rakia po të trullosi,
Nuk e di pastaj çfarë bënë.
Njëri të zë shtrir rrogozin,
Tjetri i’a merrë me këngë.
Atë që pija e deh më keq,
Ai veten e ndjenë të fortë.
Zë shanë, thyen edhe bërtet
Me sa fuqi që ka në kokë.
Më shumë se pesë burra,
Nuk e bëjnë zap dot.
Lebetitet dhe i lutet gruaja.
Mbledh fëmijët si klloçkë.
Kotë, gjithmon s’është thënë,
Thënë e prape, është stërthënë.
Të pijmë më mirë pak, të tërë,
Raki, por asnjëherë mëndë.
Këtu ku rrija, këto mendova,
Këtë buzëmbrëmje vjeshte,
Ndërsa diellin e salutova
Me këto pak vargje vjeshte!