Vargjet m i mbeshtillni me carcaf te bardhe … – Ana Lisa Ormeni
Vargjet m i mbeshtillni me carcaf te bardhe …
Mi mbeshtillni vargjet me carcaf te bardhe
Kur une mos te jem me
Ato qe kam shkruar ndene hije tek nje dardhe
Kur isha e mekur e s kisha ze …
Dhe ato te neteve kur ne krua u vonova
Qe gurgulluan si uji vete
Kur shfajesohesha se gjoja rridhte kova
Dhe ne shtepi su ktheva shpejt …
I kisha si uje i kisha si buke
Prandaj mos m i mblidhni me vete
Si dua pa drite tek ” shtepia prej druri ”
Se do ti ruaj ne sepete …
Sua le atyre qe s i hapin kurre librat
Por do tjua le me te eturve
Ç i dua me vete ti marr , O te gjalle …
Apo …tjua lexoj …te vdekurve !?!
Kane shkuar te lodhur e duan te pushojne
Ne jete mjaft kane lexuar
Me kot kur vdes nuk thone …mbylli syte
E kryqezoi …dy duar !
Mi mblidhni vargjet me carcaf te bardhe
Ato qe shkrova per dashurine e pare
Ato qe zuri plugu , kur hodha fare
Ato qe u ngjeshen , bashke me ugare !
Mi mblidhni vargjet kur mos te jem me
Por jo me bore se ajo i ftoh
Edhe kujdesuni kur te fryje suferine
Se jane te bukura e s jane ‘ dosido !
Ju m i mblidhni vargjet ne carcaf te bardhe
Te pasigurte jemi …si dihet …
Do t thoni eshte shpejt …ke ende kohe …
Ne fakt …as mua …s me ” iket ” !
M i mblidhni vargjet ne carcaf te bardhe …..
Ana Lisa Ormeni
Shtator 2020