August 2, 2024

Lule e rrallë! – Manushaqe Hoxha Laçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lule e rrallë!

Nga ballkoni i bardhë mes vazosh plot lulëzim,
me aromë dehëse mbushen flokë, duar e sy.
Në petalet që më buzëqeshin në çdo ledhatim,
marr buqeta falenderimi që kanë mbirë aty.

Karafili i bardhë me vello nusërie veshur,
me ditën më të bukur të vajzërisë më ngjan.
Më sjell ngjyrën e mirësisë të buzëqeshur,
dashurinë me aromën dehëse më të rrallë.

Karafili i kuq në dritare hedh të ëmblin shikim,
petalet më shumë hap, pas çdo vaditjeje a pikëz ujë.
Mbushet dhe qielli me mirënjohje e ngazëllim,
kur mbillet mirësia në parcela jete, pa bërë bujë.

Karafili blu butësisht ngjyrën qiellit ia ka marrë,
aromë lumturie mbledh nga larg në kaltërsi.
Me rrënjë e gjethe të kultivojmë dashuri të paanë,
të vijë në tokë me rrezet e diellit si mrekulli.

Lule paqeje të mbjellim në ballkon, oqeane, qiej e çati.
me nektar ta vadisim cep më cep e vend më vend.
Universi të vishet përjetësisht me dashuri,
me shpresë të mbushet çdo zemër anekënd.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com