August 10, 2024

Mëndja po na vjen rrotull – Neil Ruçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MËNDJA PO NA VJEN RROTULL

S’kishim parë e dëgjuar,
Për këtë të flamosur flamë,
Botën e ka nënshtruar,
Shumë njerëz më nuk janë.

Do të vijë normaliteti,
Se njeriu mposht gjithçka,
Të ikurit dheu treti,
Shumë familjeve helm u la.

Ndofta unë jam i gabuar,
Që kjo ështe dorë njeriu,
Mëndja po i është kthjelluar,
Do ta ket pësuar i ziu.

Është një apo më shumë,
Këtë projektuesit e dinë,
Popujt po i vënë në gjumë,
Me një shpikje vaksinë.

Gjatë jetës kemi mësuar,
Çdo veprim ka k/veprim,
Por ata që e kanë lëshuar,
I kanë zhduk,apo vet flijim.

Eh! mor i shkreti popull,
Ç’po luhet në kurrizin tënd,
Mëndja po na vjen rrotull,
E po na shkelin me këmb.

Shkenca për shkatrrim njerzimi,
Them se shumë ka avancuar,
Kjo tregohet te mos shërimi,
Ilaçe s’gjejnë do për të kuruar.

Mijëra jetë për minut zhduken,
Nga armët e dëmtimit në mas,
Me të keqen duan të duken,
Por dhe vet do ta kenë pas.

Shumë fonde financiare,
Po të ndryshojnë drejtime,
Do të pakësohen varre,
Më shumë do t’ket shërime.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com