Në prehërin e nënës! – Sotir Thano
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NË PREHËRIN E N Ë N Ë S !
Natën duke fjetur, unë pash një ëndërr.
Pash veten, të ulur në prehërin e NËNËS.
Në album, në një fotografi shumë të vjetër.
Jo! Nuk isha unë aty, por vllai i mesëm.
Në ngrohtësinë e prehërit të saj, ne u rritëm
Të gjashtë fëmijët, derisa në këmbë u ngritëm.
U bëmë burra e nëpër botë jemi shpërndar.
Ajo, në gjirin e tokës, është në një varr.
Në prehërin e saj, një ditë kam për të shkuar,
Kur kjo jeta ime si një qiri do të jetë shuar.
Në atë varr, të dy bashkë në gjirin e tokës.
Kjo është jeta,…. vdekja, por jo fundi i botës.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com