August 9, 2024

Buzëqesh moj, e uruar! – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

B U Z Ë Q Ë S H M O J E U R U A R !

Buzëqesh moj, ti dhe qesh
Bukur feks, vesh më vesh.
Buzëqesh moj pispiruqe,
Me fytyrën, flakë të kuqe.

Vallë nga sevdaja, a turpi.
Mua filli im, se ç’më humbi.
Seç më humbi, po do ta gjej,
Ti andej dhe unë ….këtej.

Më ndihmo, ti moj laneta,
Se ç’më bëre ti për vete.
Buzëqesh, bëhesh e kuqe,
Kokën ulur, pa bëre turpe.

S’ke pse të turpërohesh,
Kur me tjetrin dashurohesh.
Mos me mua, me një tjetër,
Me atë që do kalosh jetën.

Buzëqesh, sytë të çojnë xixa,
Ti moj vash, të prift e mira!
Plotë me shpresë e ëndërra,
Të florinjta dhe të argjënda.

Ke një shpirtë si një livadh,
Me shumë lule, nëpër radhë.
Me gjithë ngjyrat dhe aromat,
Ndaj gëzojnë zëmrat tona!

Ke një zemër krejt të bardhë
Pa një rrudhë, pa një plagë.
Lum ai që do të ketë pranë,
Do t’i jesh ilaç,….ballsam!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com