August 10, 2024

I vrava vitet… – Pavlina Bardho

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

I vrava vitet…..

I vrava vitet e mija
Me pune lodhje e mundim
Ashtu me iku rinija
Dhe kurrë sgjej shpagim

Duar plot kallo e libra
Ka rrjedhur jeta ime
Here shume e qete
Here plot zhgenjime

Kur humb sensin e kohes
Dhe te vijnë mendimet
E ne perhumbje
Marin udhe kujtimet

E flaka tutje vetminë
Si xhaketë e vjetër
Fillova te mblidhja kujtimet
E ti hidhja ne leter

Po ato janë shume sa shume
Mundohem here here ti zgjedh
Naten me lene pa gjumë
Si zog i. plagosur mendimi me bredh

Oh kujtimet dhe vitet e mia
Jane shperndare si re lart ne qiell
Ndaj doja t’i qimtoja
Dhe ti nxirja ne driten e ne diell

Degtisen ato hera herës
Perplasen ne horizont
Me dhembin shume mua te mjeres
Ne çdo ditë te zakonte

Dhe ashtu qete qete
I mbledh kujtimet e mia
Ne çdo faqe e flete
Kryeneçe qendron pleqeria.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com