Kur jamë pranë teje! – Tomor Buzi
KUR JAMË PRANË TEJE !
Kur të kam pranë, kamë gjithëshka…
Kam vëndin ku fshehë psherëtimën
Ku fshehë dhimbjet e shpirtit të thellë,
Kam përroin, malin, fushën, lëndinën ,
Hënën ku ëndërroj, kam ditën me diell !
Kur të kam pranë, kamë gjithëshka…
Kam jastëkun e butë të kurmit timë,
Heshtjen e ëngjëjve, që më rethojnë,
Oazin e thellë të syve ku zhys mërzinë,
Tingujt e mëngjeseve, që më zgjojnë !
Oh sa i lumtur jamë kur të kam pranë..
Kur ndiej duart e tua që më përkëdhelin,
Ndjej ninullat, që më këndoje në fëmijëri,
Në prehërin tëndë, udhëtoj i dehur qiellit,
Mbështjellë me aromën tënde në pafundësi !
Kur të kamë pranë, kamë gjithëshka… !
Ndihem si fëmija, mes krahëve te nënës.,
Ku buzëqeshja fle mbështjellë me ninull,
Ku zhurmat shuhen në tiktaket e zemrës,
Si melodia që fashitet në telat e violinës !
Kur jam pranë teje, pushon gjithëshka..!
Me kokën mbështetur në prehërin tënd,
Ëndërroj ylberin, kolovitem nëpër ngjyra,
Udhëtoj i vetëm, nëpër vargje, e në këng,
Mbështjell me sharmin tënd, më qesh fytyra !
Kur jamë pranë teje, jam në botën time..
I zhytur në magjinë e shpirtit tim pa fund,
Në ravijëzime gërmash të emrit tëndë ,
Aty ku mbyten klithmat e botës plot llum,
Aty ku shkruhet magjia e fjalës, nënë !
Aty nuk do të lodhem kurrë të rri..
Të fle mbuluar me frymën tënde,
Të ngrihem, e të rend në pafundësi,
I mbështjell me tiktaket e asaj zemre !
08.03.2020.