Lulja e tulipanit – Eleni Mingu Bircaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
LULJA E TULIPANIT
Lule e Tulipanit
Qënke rritur shumë ,
Sa herë kam kaluar
Si s’të kam parë unë?!
Unë këtu kam qenë
Por s’më ke parë ti,
Se isha e vogël
Jam rritur tani!.
Meqë je i pari
Mos rri dhe më shiko,
Merrëm ti me vete
E në kopsht më ço!
Kur flladi i mëngjesit
Të fryjë në pranver,
Veç erë tulpani
Ti të ndiesh përherë!.
Do të marr patjetër
Se pa ty s’rri dot ,
Do jesh ti e para
Të më mbushësh baçen plot.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com