Më pritë o shpirtë se erdha – Xhuljeta Ferraj
MË PRITË O SHPIRTË SE ERDHA!
U përpoqa të flija këtë natë,
Si zog i plagosur u përpëlita,
Para syve më shfaqesh ti,
Dashuria e jetës time.
Dhomën e mata me hapa,
Ankthi mu bë si lëmsh,
Orët mu dukën muaj,
Tek ty vrapova në mëngjes .
I ngjita shkallët me vrap,
Atë tren t’a kapja me nxitim,
Më prit o shpirt se erdha,
Ta puth atë buzë të nxehtë.
I ndjej ato flatra në stomak,
Sikur të jetë hera e parë,
Për një çast frymarja mungon,
Ti je gjithë bota që unë kam.
Dy shpirtra që dashurojnë,
Nuk i ndan dot largësia,
As malet me borë,
As e nxehta e shkretëtirës.
Shpirti im gjen paqe aty,
Nën rrahjen e zemrës tënde,
Aty e ndërtova folen,
Shtrëngom sa fryma të më merret.
…………………………………………………….
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ