August 6, 2024

Puthe ylberin… – Pavlina Bardho

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Puthe ylberin……

Kur del ylberi,
Ti hiqe mërzinë,
Mos rri e brengosur,
Se e vret rininë.

Se e vret rininë,
Dhe ëndrrat e tua,
O vajzë si drita,
Me dëgjo dhe mua.

Qesh dhe gëzo jeten,
Se më nuk te kthehet
Jepi krahë ëndrrës,
Qe te rrezellehet.

Vajzë me sy si drita,
Vajzë si lulebore,
Puthe ti rininë,
Sa të vesh kurorë.

Ky ylber i bukur,
Qe ka dale në qiell
Ty te ledhaton,
Me ëndrra mbështjellë.

Puthe ti ylberin,
Dhe gezoje jeten,
Se ditë jetë vonë,
Kur ti të kthesh fletën.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com