Shkallëve të qiellit dua të ngjitem – Silva Alisa Xhemo
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Shkallëve të qiellit dua të ngjitem
Do doja të ngjitesha shkallëve të qiellit
Për një cast zhurmën e jetës doja ta harroja
Hëna dhe yjet të më bënin shoqëri
Sa shumë dëshirë kisha .sa shumë doja
Na rrëmben cdo ditë vorbulla e jetës
Nxitojmë pa u ndalur e pa bërë pushim
Një cast doja të shkëputesha nga realiteti
Dhe atje shpirti të më bëjë pushim
Yjet dhe hëna të më bënin shoqëri
Me drita vezulluese kur mbushet qielli
Dhe në mëngjes të zgjohesha përsëri
Me rrezet e ngrohta që na sjell dielli
Vetëm një cast .vetëm njëherë
Nga realiteti doja të shkëputesha
Të ngjisja shkallët nji e nga nji
Në një hapsirë tjetër të futesha
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com