August 9, 2024

Diçka u thye – Sava Fezga Branko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DIÇKA U THYE

Tek hodhe shkëlqimin, kristal t’coptuar,
Erësirës bëre,t’a shkundin nga pluhuri,
Depërtove s’i metastaz,brënda kapilarve,
Trupin zgjove si gjaku q’hynë n’damarë.
“””””””””””
Mushkrive jetë ju dhe,në ajrin e pastër,
Mbushe liqenin,me ujë t’ëmbël bjeshke,
Lëvize më fjalën, n’zemrën e ‘brishtë,
Hodhe perla nga thellsia e shpirtit.
“”””””””””””
Shpejt nxorre flatrat,fluturove pasenc,
Kohën e masje ,veç me kutin tëndë,
Egoja ju mbyti,si një mi në çarkë,
Përpëlitet parreshtur s’mundet që t’dalë.
“””””””””””””
Fjalët morën dhenë si rrëket e lumit,
Shiu i pranverës në balt i fundosi,
Tërmeti që ra tronditi gjith vendin,
I groposi thellë të mos nxirrnin kokën.
“””””””””””””
Në qiellin e kaltër yjet qen rrjeshtuar,
Mundohesh t’kapësh por gjumi stë linte,
Vrapoje me vrap në lëndinat e jetës,
Këmbët u këputën rran si pajet’,
“””””””””””””
Orët dhe minutar ecin qetë, e qetë,
Brënda janë thyer s’ngjiten me atak.
@SAVA@ 28/07/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com