August 10, 2024

E vërteta do treguar – Neil Ruçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E VËRTETA DO TREGUAR

Duke lexuar gazetën,
Domozdo frymëzimi vjen,
Te Astrit Miho e gjetëm,
Po kush e do atë e gjen.

O moj Labëria jonë,
Me ty ne jemi krenarë,
Historinë dot s’ta mohon,
Ndonjë me tru të tharë.

Bijt/at kudo që janë,
Ta ruajnë krenarinë,
Ja këtu mu në Tiranë,
Gazeta për Labërinë.

Gazetë me shumë vlera,
Kur futesh për ta lexuar,
Nuk shkruhet nga fryn era,
E vërteta do treguar.

Kur e vlerëson historinë,
Vlerëson prej nga ke ardhë,
Tregon At’dhe dashurinë,
Edhe gjakun në damarë.

Rrol të madh ka k/redaktori,
Që është bir nga Labëria,
Gjithpërfshirës Albert Zholi,
Rikthyer në vënd të tija.

Ashtu si shumë të tjerë,
Emigracionin provojë,
U kthye ku e ka nderë,
Këtë koha e tregojë.

Aktiv jo vetëm në gazetë,
Por dhe në shumë krijimtari,
Gjithmonë Ai të mbështet,
Kur Ti ke një veprimtari.

Në shumë libra redaktor,
Me personalitete intervista,
Unë e quaj si doktor,
Ndaj gjithmonë i zihet dita.

Ja unë sot desh ta takoja,
Astrit Mihua ma realizojë,
Gazetën tek po lexoja,
Ju luta po s’ma tregojë.

Rri rehat o pensionist,
Se këtu e ke Albertin,
S’është koha për pesimist,
Por ne ti urojmë shëndetin.

Edhe unë mëndjes i thirra,
Ndaj me ju diçka e ndava,
Të bëjmë gjithmonë të mira,
Jo me grindje e të shara.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com