Fol bardh e dritë – Meti Belaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
FOL BARDH E DRITË
Lage fjalën
me ujë lumi që
buron nga zemra.
Bluaj im,
në frekuencë t’neuroneve.
Xixa–yjesh
let rrjedhin damarëve t’kokës.
Fol bardh e dritë
Vesh–mprehtë bëhu,
aftësi t’kulluara dëgjimi–zhvillo.
Lidhi fort rrezet e mendjes,
n’boshtin e krahrorit.
Përtyp zhurma tingujsh
ndër gjuhë e dhëmb.
Shosh e sit,
para se të nxjerrësh gjë nga goja,
fol bardh e dritë.
Meti Belaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com