August 4, 2024

Prill simbol pranvere, me përgjon tek pragu… – Pavlina Bardho

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Prill simbol pranvere ,me përgjon tek pragu….

Pse me dridhen duart,pse s’më bindet vargu,
Prill simbol pranvere,me përgjon tek pragu,
Sje si herë të tjera,sivjet ke ndryshuar,
Me pranga na ke lidhur, këmbë edhe duar.

Në po të lutemi,na fal diell e dritë,
Na jep ngrohtësi, në trup e në shpirtë,
Sikur dhe natyra,e ndjen katastrofën,
Zogjtë në fole,se ndjejne të ngrohtet,.

Zogjtë në fole,ndalen cicërimat,
Se kjo murtajë,po vret edhe trimat,
Nuk ka forcë në botë,qe guxon t’a ndalë,
Jetët e humbura,bërë sa një mal.

O Zot na qëndro pranë kësaj here,
Beje me të bukur,këtë muaj pranvere,
Se nga dhimbja,po loton dhe qielli,
Te ftohta rrezet ,i ka sivjet dielli.

Në me durim dhe besim,patjeter do ja dalim,
Murtajën e zezë,do gjejmë forcë t’a ndalim,
Dhe do i gëzojmë si gjithmonë pranverat,
Pranverat dhe stinët e tjera.

PAVLINA BARDHO.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com