Shume sot u trishtova – Pavlina Bardho
SHUME SOT U TRISHTOVA !!
Shume sot u trishtova ,
Kur pashe femijet me maska,
Kjo kohe e eger e mizore,
Pike meshire e dhimsurie,nuk paska.
E s’ka si te ndodhe ndryshe,
Lotet te rrjedhin papushim,
Kur me maske sheh kete vogelushe,
Gjak e lote rrjedh,shpirti im.
Ata qe sapo jeten nisin,
Ne bange ulen per here te pare,
Ata qe vetem endrra dine te stisin,
Kjo bote mizore,sot i ka vrarë.
Duan t’u ndalin frymemarjen,
Duan t’u stopojne jeten,
Duan t’u prishin endrrat,
Sigurisht jane te vegjël dhe se dine te verteten.
Ata se dine te verteten,
Kete te vertete te hidhur,
Ndaj sot ne nenave dhe gjysheve,
Loti na del duke u dridhur.
Perse kjo plejade, e pati kete fat,
Perse keta femije ne shpirt te syrgjynosen,
Te jetojne me ankth e panik,
Pa filluar jeten ,te vrerosen.
Ti satanik djall me brirë,
Qe njeriun si kavie e trajton,
Jeten njeriut ja shet lire,
Mallkimi mbi ty,do bjerë heret a vone.
Ndaj duhet te behemi fryme,
Jo ti themi Satanit,
Njeriun e krijoi Zoti,
Rrufeja i rente mbi koken Dushanit.