August 6, 2024

Vetëm një shkakë! – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

V E T Ë M N J Ë S H K A K Ë !

Të dy u gjëndën ata ballpërball.
Ndonëse ishin shumë të pezmatuar.
Të dy e ndjenë që kishin rënë, në faj.
Nga egoizmi i tyre, krejt pa e kuptuar.

Ndodh shpesh kështu dhe në dashuri.
Që lindin tek çiftet shumë keqkuptime.
Bëhen ata më të vegjël se ca fëmijë,
Dhe kalojnë lehtësisht në zëmërime.

Ndodh edhe krejt ndryshe në dashuri.
Që është e rënd, oj tëmën e s’mës!
Një shkak i vetëm që quhet xhelozi
Sa për njëmijë të tjera, të bënë gjëmën.

Ekzistojnë vërtetë njëmijë e një shkaqe,
Për të bërë sherrë dhe për të mbajtur inat.
Por në dashuri për të bërë sërish paqe,
Gjëndet përsëri edhe një shkak!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com