Hëna buzëqesh shqip – Myrto Hysaj

HËNA buzëqesh shqip
Te tokë e premtuar ku i çoi fati.
Me rrezet diellore mbështjellur.
Qiell mbi kokë u ngjante i hapur.
Hapësirë e kaltër nga yjet ndezur.
Errësirës së natës i afrohet dritësim.
Nga hënë mes formave te garim sfilate.
Te fytyrë i lexohej buzëqeshje në shqip.
Planeti përjetonte belbëzime shqiptare.
Ne të lindurit në djep me argjil ilirjan.
Thurur me pishnajë plot gjelbërim.
Gjitha vitet e jetës i dogjëm në zjarr.
Vetëm për pak “aromë” tek pleqërim!
Por shekull i Ri ngjan epokë LARGIMI.
Nga vatër tryezë, kraharor e shpirt.
Ndërsa qiellin e lumturon dritë yllëzimi.
Ju o mërgimtarë,HËNA do t’ju buzëqesh shqip!
Myrto Hysaj shtator 2020