August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ç’KUPTIM?!…

…dhe…e ftoi heshtjen, ehh, të më ndih…
…ç’klitha: -heshtia le të m’i thotë…
…Ke dëgjuar klithma dhimbje o njeri
nga boshti që vërtit këtë botë?…

…se…edhe shpirti ka, ahh, urinë e vete…
…thuam: e kush qetësohet i përvëluar?..
…Librin e jetës guxo e ç’fleto fletë-fletë
dhe, ehh, më gjej një kapitull të përfunduar!..

…ç’kuptim do të kishte, ohh, vall kjo jetë…
…në udhë: pa renë e dhimbjes që të ndjek pas…
…Vërshimi i shpirtit kërkon një të vërtetë …
.. nga të vërtetat që shpirtin do t’ia vras..

…boshti vërtit, ehhh, vërtitjen e stërvjetër..
…me dite me ag, mëngjez e dritërim…
…Ah, more ah, edhe nje natë ,vërtit pa tjetër,
nje natë,me muzg, mbrëmje dhe…errësim…

Astrit Cerma

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com