E jona është Çamëria – Sheremet Prokshi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
E JONA ËSHTË ÇAMËRIA
Thuhej fjala, thurej vargu
Thurej heshtur elegjia,
Për ty zë e këngë lahute
E jona është Çamëria.
Kush e luante bukur atin
Kush i rrihte mirë këmbanat,
Cili ishte mbret arbërie
Që dikur dëboi zezonat.
Mos të mbyllej derë shtëpie
Mos të zhytej në det barka,
Mos të nxinte re e zezë
Krakërinte pulëbardha.
Flitej shqip e shqip këndohej
Zë i ëmbël në çdo votër,
Osman Taka si kreshnik
Të lirë donte mal e kodër.
Dhe kudo ku ngritej zëri
Në kuvend me ardhacakë,
Shqipja jonë gjak ilirie
Si petale në zambak.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com