Erë moj erë – Haziz Hysa

E R Ë M O J E R Ë …..
Duke u harlisur nëpër botë.
erën e dua ashtu si në Kosovë.
Nostalgjia gufon për fshatin Stagovë.
Ndjenjat e shpirtit fluturojnë në Rugovë.
Erë moj erë e butë me aromën Kosovë.
Çunat dhe gocat me puhinë e lehtë fluturojnë.
Lulet i shpërndajnë dorë në dorë.
Fëtyra e tyre shëndritë si mollë.
Lum kush e gëzon kopshtin në Vendlindje!
Gjyshja do të e mbushë prehrin me mollë.
E bleta duke thithur nektarin e luleve borë.
Kopshtari krenohet kur fëmijët vijnë si vizitor.
Erë moj! sillma puhinë e lehtë.
Me aromën e luleve të kopshtit tim.
Mos u tmerro me tërbim në Dushkajë.
Frytet e pemëve të i gjuash për tokë.
Mynih.17.06.2020.Haziz Hysa