August 8, 2024

Fustanin t’a dogji ëndrra – Elham Pasha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fustanin t’a dogji ëndrra ~ l i r i k ë ~

M’u bë bota paparume,
Kur ti, bleve atë fustan.
Nëpër pala se c’humbe…
E shtegu- tym, për matan.

Xhixhile,o lule lojfate,
Mjergulla më ngriti pusinë.
Pse të zuri lemza,cpate?
Vesha dhëmbët për dashurinë.

O,i ziu si lule prushi,
M’u dogj vetulla te refreni!
Po shtrydh grushtin tek mushti;
Balli m’u bë copa mermeri.

Xhixhile ,më humbi zëri ;
M’a rrëmbyen dhe gjinkallat.
Nëpër gryka u ndez shërri ,
Se ca t’vërteta i kanë përrallat.

Xhixhile,të qënka këputur taka;
Se c’m’u dogj e mandolina.
Po pres dallgën t’mbytet varka.
Pse po korret trendelina?

E,mor burr,mëndje shkoqur ,
Sot ka shumë festivale.
Xhixhile,të dija të ndrojtur ,
Më shite në karnavale.

Xhixhile,je këtu a je atje?
Po këndon Ardit Gjebreja…
Hajde tu,mos të bej be,
Se do digjem tek penxhereja!
ELHAM PASHA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com