August 9, 2024

Gruaja që bëhet nënë… – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

GRUAJA QË TË BËHET NËNË …

Të gjithë e dimë që s’ka si nëna!
Ajo na lind dhe na rritë që në embrion.
E kemi pranë në ditë të mira a të rënda,
E ndjejmë pranë edhe kur na mungon.

Ajo hyjni-shejtan, para se të jetë grua,
Një femër çapkëne edhe ka qënë.
Që gjysma e botës për atë ka luftuar,
Dhe gjysma tjetër në gjunjë i ka rënë.

Ajo bekimin e merr, kur në nënë kthehet,
Dhe jetën e rrit në prehërin e saj.
Kur pranë saj burri, baba ndjehet,
Me më shumë dashuri edhe fat.

Si zjarri, që do shkëndijë të ndizet,
Brazda, që do farën të mbijë grurë,
Si qumështi që, me farë kosi zihet
Kështu edhe guaja që të bëhet nënë,
Do prej burrit të saj, dashuri shumë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com