August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

HAPAT

Hapat,
Marshet e lëvizjes.
Të shpejtë,
Të ngadaltë,
Progresivë,
Regresivë.

Hapat flasin,
Lënë gjurmë,
Të vogla e të mëdha.
Disa treten,
Ikin pa kujtesë,
Pa një varg kënge,
Pa psherëtima.

Hapat,
Verbojnë polifemë,
Bëhen legjenda,
Tinguj lahute,
Kthehen digresione,
Kryqe heshtje.
Hapat,
Ecin sipas rrahjes së zemrës,
Shtegtimit të largët të mendjes.
Në zellin e hapave
Çelin ylberet,
Në zellin e hapave
Mëngjeset bëhen muzgje.

Hapat,
Porta e parajsës,
Porta e ferrit.

@seti pezaku vladi
19/08/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com