Nje fjale e mire te sheron… – Pavlina Bardho
Nje fjale e mire te sheron…
Sa shume doja qe fjalen e mire ta mbillja si grurin ne are,
Te mbinte ,te rritej dhe te mbushte plot e perplot hambare,
Vrullshem te frymonte dhe te rridhte si gjak ne damare.
E thoni fjalen e mire se eshte veresie,
I meshoni fjales se mire ,se eshte gjuhe Perendie.
Nje fjale e mire lipset dhe te kafsha,
Qe eshte rafsha e mos u vrafsha,
Jo me tek njeriu,
Qe shpesh e prish gojen dereziu,
Nje fjale e mire, zemren t’a çon peshe,
Nje fjale e mire te ben mbret dhe mbretereshe.
Nje fjale e mire eshte xhevahire,
Kur thuhet me zemer,e shpirt te dlire,
Nje fjale e mire heq sinore,
Nje fjale e mire zbraps tabore,
Nje fjale e mire rrotullon boten,
Nje fjale e mire te largon shqoten.
PAVLINA BARDHO.