Njeriu që kërkonte veten! – Sotir Thano
N J E R I U Q Ë K Ë R K O N T E V E T E N !
Rastësisht gjeta unë një mikë të vjetër.
Që kisha dekada e vite të tëra pa e takuar.
Ishte bërë krejtësisht ai një njeri tjetër,
Rrugëve, ai veten e tij ishte duke kërkuar.
Ka kohë shumë që ai është krejt i braktisur.
Nga e gjithë familja, vajtur ata në emigracion.
Gruja e tij, atje jetë tjetër dhe të re ka nisur.
Me një burrë të huaj, të pasur e me pension.
Djemtë e tij, tani me familjet e tyre jetojnë.
Dhe nga fëmijtë e tyre ata janë bërë etër.
S’e di a janë ulur ndonjëherë të mendojnë
Se si do e ndjejnë veten, të braktisur nesër?!
Vajzat e tij tani janë martuar dhe janë nëna.
Sepse ato kanë lindur edhe rrisin fëmijë
Çfarë nëna zeza janë ato që u rëntë gjëma!?
Kur baban e tyre e kanë braktisur në vetmi!
Punoi ai një jetë të tërë plotë me sakrifica.
Fëmijët e tij i rriti më mirë se shumë të tjerë.
Të mirën nuk i’a ditën babait të tyre, fëmija.
Gruaja si meduz tregoi shpirtin e saj të mjerë.
Endet nëpër qytet ky njeri i vetëm e i drobitur
Me emrin e tij kërkon një njeri tjetër si veten.
E kërkon por pa kuptuar edhe fare pa e ditur,
Se ana e mirë e vetes sl tij, ka gjetur vdekjen!