August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Unë me mua
Avni A. Neziri
Çortoj, fyej e mallkoj
i lodhun e rraskapitun
i tretun e neveritun
ç’orientuar i mërzitun,
shqelma bythëve
rrahë veten
godas të vërtetën
përlotun i përqyrrun
ndjek mbrapa jetën
dhe pyes vet, veten
edhe vet‘m veten,
përkëdhel lapsin
përqafoj gozhdë e lopatë
njes bisht më t‘gjatë
ndrruam gëzim e fesatë
kacafytemi me gratë
rrahë gjoks o burrë
qetë qetë me u turrë
flladitemi nën gurrë
na fshiu i ligu
me ç‘ me u mburrë:

Ktu s’fle shpirti kurrë
e djersa rrjedh gurrë
me strajcë mbi supe
s’di a mbrrive a hupe.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com