Nga larg sikur nga afër – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NGA LARG SIKUR NGA AFËR
Pamje të mrekullueshme
Krejt jashtë jashtë
Diku larg ku u ngulitëm
Pamje të parreshtura
Bukurish të huaja
Sa lehtë harrojmë
Ato trojet tona
Vëllau për vëllaun te e vona
Flet inglisht
E nuk ka pamje për Izbishtë
As për vreshtat tona
As për eshtrat e plakura
Që këndojnë reumatizmë
Sa pak dashuri për këtë vjeshtë
Që po fillon në Drilon
E ç’është o miku im
Kjo firomë
Ku fillon e mbaron
Për Covidin derton
E më thua ç’nuk thuhet
Pse rri në London
31 gusht 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com