Shkroja A – Ymrije Beqiri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
SHKRONJA A
M’tha dentisja hape gojën
Dhe ta shqiptoj tingullin A
M’u kujtua kur mësuesja
T’njëjtën gjë mua më tha
Hapa gojën A-në shqiptova
Ashtu siç mësova në shkollë
Me plot gojë e shqiptova
S’ e nxora me zë të hollë
M’u kujtua bukuroshja
Shkronjë shtypi dhe e dorës
A-në besa shumë e doja
Kur e hidhja n’fletë t’fletores.
E shikoja shkronjën A
Dhe mësuesja më kujtonte
S’është e vetme bukuroshja
Një nga një do t’m’i mësonte.
Dhe kështu ndodhi vërtet
Germa A qe shkronja e parë
Por kur mësova alfabetin
Shkruaja shqip, margaritar.
Ymrije Beqiri
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com