Uji i qetë bregun rrënon – Ulku Bardh

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
UJI I QETË BREGUN E RRËNON
Nga uji i rrëmbyeshëm
Ti kurrë mos u tremb
Veç ai që i rri në ballë
Pamëshirshëm e shemb.
Për çkado që e sfidon
Ai nuk ka pardon
Një forcë që bën të dalë
s’ka kohë as për valë.
Por ti të kesh drojë
Dhe nga uji i qetë…
Mos vëhesh në lojë
Në befasi të vërtetë.
Pranë tij mos rri palë
Dhe të presësh valë
Ai në qetësi vepron
Dhe bregun e rrënon.
© Ulku
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com