Më vonë – Skender Berisha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MË VONË
Më vonë ka hënë
ka edhe qetësi
e lahet hëna
në qiellin e kaltër
zhytet në jetën tonë
që poshtë valon
nata i dorëzohet
krejt ngadalë
pahetueshëm
i bie nën këmbë
i lutet
nën dritë hëne
dy veta hanë fara
nën urë uji ec
kryeneqi ec
sipër premtimet e kyçura
dryrët shumëngjyrësh
dashuri nen dryre
e uji ec
mbi ujë bie hëna
plot hënë
si fytyra e saj e zbehtë
iku si një blic i shkrehur
kush luan nëpër valë
gishtat e saj
qelibar gishtat e saj
enden butë mbi tastierat e pianos
drtarja e hapur
deri te unë
drita e hënës
zhurma e valës
fytyra e saj
duart gishtat e shtrirë
dridhshëm trokasin
mbi qetësinë
25 shtator,2016,Prizren
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com