Poeti i mergimit – Haziz Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

P O E T I I M Ë R G I M I T

Autobiografi

Ike duke lënë atdheun me lot në sy.
Kurbeti tu imponuar pa dëshirë edhe ty.
Në Europë kërkove strehim për bukë goje.
Iu besoje veprave me vlerë njerëzore.

U takove me nxënës e shokët e Vendlindjes.
Nga kurreshtja mësove për dertet e tyre.
Vargjet e tua poet kumbonin me halle.
Për malet,fushat për Stagovën me varre.

Vargu i yt ishte jeta e kurbetqarit.
Sa e sa herë lëshoje ofshamë nga shpirti.
Ecjet i shëndrrove në krenari me nostalgjinë.
E herë herë me dhembje dhe frikë për dashurinë.

Vetmia të shoqëroi kudo në dheun e huaj.
Buzëqeshja dhe Shpresa sikur vezullonin .
Frymoheshe me erërat e shpirtit në fluturim.
Kujtimet për familjen ishin prore ngushëllim.

Mynih.24.o9.2020 Haziz Hysa

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com