Vjeshtë e brishtë e 2020-ës – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VJESHTË E BRISHTË E 2020-tës

Ishim mësuar sa herë vjeshta vinte
Bënim përgatitje për të vjelë prodhimin
Të shqetësuar që shiu mos e zinte
Mos mbeteshim pa ushqim e zaire për DIMRIN

Eh sivjetë kjo vjeshtë e 2020-tës
Ndryshe na erdhi nga herë të tjera
Shumë më ndryshe për hirë të vërtetës
Sepse ndryshe qenë pranëvera dhe vera

Nën një çadër dikur ne rrinim bashkë
Kur njërit nga ne në rrugë i mungonte
Por në ktë vjeshtë nëse shiu na zë jashtë
Askush njëri tjetrin nuk do ta afronte

Natyrisht nuk do donim kështu të ishte
Që bashkë të mos ishim në ktë stinë
Nuk e besonim që dhe dasma sdo kishte
E as që dy veta nën çadër të mos rrinë

Eh kurrë nuk e kishim menduar
Se do harronim dhe dhënjen e dorës
Se frikë do kishim dhe për tu afruar
E kaq të ftohur do shkonim drejt Dimrit e Borës

,,,,,,SEIT PACI,,,,,,25 SHTATOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com