August 3, 2024

Dy buzë të kuqe – Lindita Kurti Mema

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dy buzë të kuqe.

Dy buzë të kuqe, që jetonin ndarë
ditë me radhë, s’po shihnin më diellin
një natë ku veç yjet, ishin dëshmitarë
klithmat dhe ulërimat, çanin qiellin

Në një zemër të akullt, hyri vite më parë
ku mure të forta, kishte ngritur
trokiste në një derë të hekurt, si e marrë
pa ditur se vdekja, do i vinte papritur

Mundohej të bëhej spiranc për shpëtim
po harronte se shpëtimtarët veten rrezikojnë
luftonte se mungesën ndjente në shpirt
dhe se vetëm të vdekurit luftën ndalojnë.

L. K. Mema✍️

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com