Pena shkruan ç’ke në mëndje – Neil Ruçi
“PENA SHKRUAN Ç’KE NË MËNDJE”
Rri,mendohem që të shkruaj,
Por truri,herë herë bllokuar,
Gjej forcë të mos e vuaj,
Me të ndjeshmit i rreshtuar.
Poet i mirëfillt nuk jam,
Por dita e 100 mijë poetëve për ndryshim,
Për mëndjen e penën që kanë,
Në mos sot,nesër do kenë shpërblim.
Me vargjet e tyre brilante,
Të fusin në tjetër bot,
Ku për stresin që pate,
Ta ndryshon ç’ka ke në kokë.
Rruzullit tonë toksor,
I kanoset sot rreziku,
Poet e të gjith ç’kemi në dorë,
Kundërsulmin te armiku.
Raportin e epërsisë e kemi,
Shkencëtarë e mjek ditë,natë punojnë,
Tek normaliteti të vemi,
Armik virusin do shkatrrojnë.
Jetët që në mes u prenë,
Ikën e nuk kthehen prap,
Armët u kthyen në penë,
Normalitetin do na jap.
Sa do desha të këndoja,
Armik virusi më pengojë,
Por dhe s’desha të lëndoja,
Familjet që kanë pasojë.
Pena shkruan ç’ke në mëndje,
Vargje qofshin a formula,
Ndaj luftohet ç’do sëmundje,
Me respekt në gjunjë ju ula.